Vdes artisti suedez Lars Vilks, i kërcënuar me vdekje për karikaturat e profetit Muhamed
Artisti suedez Lars Vilks, i kthyer në një figurë kontradiktore pasi pikturoi një seri karikaturash mbi profetin Muhamed, ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Vilks ishte një person jo shumë i njohur deri në vitin 2007, vit kur publikoi karikaturat e tij, që e portretizonin profetin në trupin e një qeni.
Asokohe, organizatorët e një ekspozite refuzuan të shfaqnin veprat e tij për arsye sigurie, por ato u botuan nga disa gazeta.
Tre vjet më vonë, Vilks do të bëhej objekt i kërcënimeve me vdekje nga komuniteti islamik dhe që prej atëherë do të jetonte nën mbrojtjen e policisë.
Në vitin 2014, një grua amerikane e identifikuar me pseudonimin xhihadistja Xhejn u dënua me 10 vjet burg për planifikimin e vrasjes së tij.
Më vonë në 2015-n, artisti u bë objekt i një atentati me armë zjarri ndaj një kafeneje në Kopenhagen, ku ishte ftuar për të folur në një event mbi lirinë e shprehjes.
Lidhur me incidentin që i mori jetën atij dhe dy agjentëve të policisë që kujdeseshin për sigurinë e tij, autoritetet deklaruan se nuk kishte prova për një “ndërhyrje të jashtme”.
“Ky është vetëm një incident tragjik. Tani është me rëndësi që të gjithë ne të bëjmë gjithçka për të zbuluar se si ndodhi dhe çfarë e shkaktoi atë”, deklaroi një zyrtar i policisë suedeze.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta