James Bond në krye të klasifikimeve, ‘No time to Die’ grumbullon 21 milionë paund gjatë fundjavës
Filmi i fundit i aktorit Daniel Craig si personazhi James Bond ka shitur me shume bileta se çdo film i mëparshme i agjentit 007.
21 milionë paund janë grumbulluar nga shitja e biletave ne kinema për ketë film vetëm gjatë kësaj fundjave, duke mundur në klasifikim filmat e mëparshëm të agjentit 007 si “Skyfall” dhe “Spectre”.
Por që ditën e parë që u shfaq në kinematë britanike filmi fitoi 5 milionë paund. Premiera e filmit u shty për më shume se 1 vit për shkak të pandemisë së COVID-19.
Filmi u shfaq në 772 kinema në Britani dhe më shumë se 30 mijë njerëz iu drejtuan kinemave për premierën e filmit.
Në turneun për “Spectre” në vitin 2015, aktori Craig kishte deklaruar se nuk do të luante më në një film tjetër si “James Bond” dhe rikthimi i tij për filmin u konfirmua vetëm në vitin 2017.
Në premierën e filmit, ju dhanë shume komplimente, por pati edhe zëra kritikë që thanë se filmi nuk i justifikoi 163 minutat e transmetimit.
Filmi po transmetohet ne Korenë e jugut, Britani, Irlandë, Brazil, Gjermani, Itali dhe Holande. Kurse ne shtetet e bashkuara do te transmetohet me datë 8 tetor.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta