Robotët zëvendësojnë njeriun në Greqi

5 Tetor 2021 | 19:28

Një flotë robotësh të verdhë, të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, ka trefishuar kapacitetet e shërbimit postar në Greqi.

55 robotët e vegjël, të pajisur me 4 rota, lëvizin në pistat e qendrës postare të Greqisë që ndodhet në zonën Kryoneri, në periferinë veriore të Athinës.

Gjithçka bëhet në kuadër të programit të qeverisë për ristrukturimin digjital, që synon menaxhimin e volumit në rritje të blerjeve onlline.

Robotët skanojnë automatikisht kodin postar, peshojnë pakon dhe të drejtuar nga sensorët e çojnë atë në vendin e duhur, në një platformë në qendrën e klasifikimit.

“Deri më sot shpërndarja e pakove në platformë bëhej në mënyrë manuale, shpesh herë me gabime, duke shkaktuar vonesa në dërgim për klientët tanë dhe duke rritur koston për kompaninë”, shprehet George Constantopoulos, drejtor i Postës.

Tani deri në 80 për qind e ndarjes së pakove bëhet nga robotët e verdhë, që kanë rritur shpejtësinë e ndarjes me 250%, ka saktësuar kompania.

“Qëllimi i kësaj nuk është të zëvendësojmë njerëzit me robotë, por të rrisim fuqinë e punës së njeriut dhe ta bëjmë atë më efikase”, tha Constantopoulos.

Robotët mund të lëvizin 168 mijë pako me peshë 15 kg në ditë. Çdo 4 orë, ata kanë nevojë të karikohen me energji, proces që zgjat 5 minuta.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026