Eurostat: Rreth 41% e shpenzimeve të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime

6 Tetor 2021 | 10:49

Pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime. Familja tipike shpenzon 41% të parave për ushqim, sipas Eurostat.

Tirana është qarku më i pasur, ku familjet konsumojnë mesatarisht 98 mijë lekë mallra dhe shërbime në muaj. Ndërsa, Kukësi është qarku më i varfër ku shpenzimet mesatare familjare janë 70 mijë lekë.

Në vitin 2019, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon me përqidjen më të lartë të shpenzimeve për ushqim.

Por, në vitin 2020, situata e shkaktuar nga pandemia ka sjellë ndryshime në strukturën e shpenzimeve për familjen, duke rritur nevojën për blerje barnash e shpenzime kurimi.

Familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 5150 lekë në muaj për kujdes shëndetësor gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej 28% në krahasim me një vit më parë.

Sipas INSTAT, 392 mln euro dolën nga xhepat e qytetarëve për këtë qëllim.

Teksa ekonomia u hap gradualisht, tashmë vendi po përballet me rritje të çmimeve, që kanë prekur ushqimet bazike nga buka, mishi e bulmeti e deri te nafta dhe nënproduktet e saj.

Duke marrë në konsideratë faktin se Shqipëria është vendi me pagat më të ulëta në rajon, hendeku i varfërisë mund të thellohet në rast se nuk merren masa mbështetëse e lehtësuese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026