Youtube heq 2 kanalet e R. Kelly pas dënimit për trafikim seksual
Youtube ka hequr dy kanalet e R. Kelly në këtë platformë, pasi ai u dënua për trafikim seksual muajin e kaluar.
Këngëtari ka përdorur famën e tij për të abuzuar seksualisht gra dhe fëmijë gjatë 20 viteve, ka thënë gjykata që ka marrë përsipër çështjen e tij.
Youtube fshiu kanalet e tij RKellyTV and RKellyVevo, duke theksuar se ky vendim është marrë sipas politikave të platformës.
Gjithashtu, këngëtari s’do të mundet më të krijojë një kanal tjetër në Youtube, por muzika e tij mund të qëndrojë në Youtube Music.
Ndërkohë, videot e tij mund të gjenden në Youtube vetëm nëse janë postuar nga përdorues të tjerë.
Këngëtari amerikan R Kelly i njohur për hitin “I believe I can fly” është shpallur fajtor nga një gjykatë pasi 11 njerëz dëshmuan për dhunën seksuale të ushtruar nga ai .
Ndërkohë, dënimi do të jepet në 4 majin e vitit që vjen.
Gjykata zbuloi se Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, kishte trafikuar gra mes shteteve të ndryshme të SHBA-së dhe kishte prodhuar pornografi për fëmijë.
Gjatë gjykimit u tha gjithashtu se menaxherët e tij dhe rojet e sigurisë rreth tij ishin bashkëpunëtorë në këto krime.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta