Putin fajëson Europën për rritjen e çmimit të gazit, pritet stabilizim i tregut
Çmimet e gazit natyror në Evropë u ulën pasditen e 6 tetorit, pasi presidenti rus, Vladimir Putin la të kuptohet se Moska po rrit furnizimet me gaz dhe është gati të stabilizojë tregun.
Kontrata për shpërndarjen e gazit në nëntor në platformën holandeze TFF u rrit për pak kohë në gati 2.000 dollarë për 1000 metra kub në orët e para të tregtimit.
Por, ajo vijojë të ulet në nën 1.400 dollarë për 1000 metra kub pas fjalimit të Putin.
Shefi i Kremlinit fajësoi Europën se ka reduktuar pjesën e marrëveshjeve afatgjata në tregtinë e gazit natyror.
Praktika e partnerëve tanë evropianë e ka konfirmuar edhe një herë se ata bënë gabime. Ne biseduam me formacionin e mëparshëm të Komisionit Evropian dhe i gjithë aktiviteti i tij kishte për qëllim heqjen graduale të të ashtuquajturave kontrata afatgjata. Ai kishte për qëllim kalimin në tregtinë e gazit të brendshme dhe siç është bërë e qartë kjo praktikë është një gabim”, u shpreh Putin.
Çmimet e gazit janë rritur pas rritjes së kërkesës, veçanërisht nga Azia, si dhe niveleve të ulëta të magazinimit.
Grupi rus i gazit Gazprom ka rezistuar prej kohësh të lëvizë drejt tregtisë në Evropë duke preferuar marrëveshje afatgjata, të cilat ndonjëherë zgjasin rreth 25 vjet.
Më herët zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk ka pasur asnjë rol në rritjen e çmimeve të gazit në Evropë.
Peskov tha se Moska ishte gati të diskutonte kontrata të reja afatgjata për shitjen e gazit për konsumatorët evropianë dhe se Gazprom po përmbushte të gjitha detyrimet e saj.
Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak nenvoiozi se certifikimi i gazsjellësit Nord Stream 2, mund të stabilizojë çmimet e larta evropiane të gazit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta