Pakt për mbrojtjen, Franca do të ndihmojë Greqinë në rast sulmi ushtarak

7 Tetor 2021 | 16:50

Një pakt i ri mbrojtjeje midis Greqisë dhe Francës do t’i lejojë dy shteteve t’i vijnë në ndihmë njëra-tjetrës në rastin e një sulmi të jashtëm. Lajmin e konfirmoi të enjten kryeministri grek Qirjakos Micotaqis, teksa rriten tensionet me Turqinë.

Aleatë në NATO, muajin e kaluar firmosën një pakt strategjik ushtarak bashkëpunimi, ku përfshihet edhe blerja e 3 luftanijeve me vlerë 3 miliardë euro. Më herët gjatë këtij viti, Athina porositi dhe 24 avionë luftarakë francez.

“Për herë të parë është përcaktuar qartë dhe shprehimisht se do të ketë ndihmë ushtarake në rastin e sulmit të jashtëm ndaj një prej dy shteteve nga një palë e tretë. Dhe ne të gjithë e dimë kush po kërcënon kë me prepotencë në Mesdheun Lindor”, u shpreh Micotaqis.

Greqia dhe Turqia janë përplasur mbi lidhur me sovranitetit territorial në Mesdhe si dhe të tabanit nënujor, ku më e rëndësishmja lidhet me rezervat e naftës dhe gazit.

Turqia, e cila kufizohet në lindje me Greqinë e konsideron zgjerimin me 12 milje detare të Greqisë, si një shkak për luftë, pasi disa ishuj grekë ndodhen më pak se 12 milje distancë nga kufiri perëndimor i Turqisë.

“Greqia është në një rrugë të re, nuk kërcënon, por as kërcënohet, në vend të kësaj ne po zgjerojmë aleancat, me ligjin ndërkombëtar si guide”, ka deklaruar Micotaqis.

Përveç mosmarrëveshjeve detare, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë kanë qene të tensionuara edhe mbi përplasje të tjera territorial në Mesdheun Lindor, përfshi hapësirën ajrore, energjinë, statusin e disa ishujve në Egje dhe ishullin e ndarë etnikisht të Qipros. Dy vendet rinisën bisedimet bilaterale më herët gjatë vitit, teksa më 6 tetor u zhvillua edhe një tryezë informale në Ankara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026