Kryebashkiaku i Budapestit braktis garën kundër Orban

8 Tetor 2021 | 13:10

Kryebashkiaku i Budapestit, Gergely Karacsony ka lënë garën për të qenë kandidati i opozitës kundër kryeministrit hungarez Viktor Orban në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Në fillim të këtij viti partitë opozitare të Hungarisë njoftuan se po bashkoheshin në një përpjekje për të rrëzuar Orban, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2010.

Karacsony, doli i dyti në zgjedhjet paraprake të opozitës muajin e kaluar pas Klara Dobrev, kandidates të Koalicionit Demokratik të majtë.

Të hënën, Karacsony tha se po bashkonte forcat me Peter Marki-Zay, i cili doli i treti-në raundin e dytë të zgjedhjeve paraprake.

Ndërkohë të premten, Karacsony njoftoi se do të hiqte dorë nga gara për kryeministër të Hungarisë.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026