Rusia përgjegjëse për 58% të sulmeve kibernetike në botë, sipas Microsoft

8 Tetor 2021 | 19:13

Një raport i fundit, i bërë nga kompania Microsoft paraqet se hakerët nga Rusia po intensifikojnë sulmet kibernetike.

Raporti i Mbrojtjes Dixhitale i Microsoft për vitin 2021 thotë se “aktorët shtetërorë rus” janë përgjegjës për 58% të të gjitha sulmeve kibernetike të kryera nga qeveritë e vendeve në botë.

Në raport shkruhet se “Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre duke u bërë kërcënim akut për ekosistemin dixhital global”.

Gjithashtu studimi paralajmëron se aktorët kibernetikë rusë kanë përmirësuar aftësitë e tyre për t’u përshtatur me ndryshimet në teknologji dhe për të përdorur metoda të publikuar në burime publike të informacionit.  

Sipas Microsoft, objektivi më i shpeshtë i Rusisë janë Shtetet e Bashkuara, ndërsa më pas vijnë Ukraina dhe Britania.

Raporti tregon se pas Rusisë, numri më i madh i sulmeve kibernetike u realizuan nga Koreja e Veriut, Irani dhe Kina.

Objektivi kryesor i Koresë së Veriut ishin kompanitë e kriptomonedhave, kurse Irani katërfishoi sulmet e tij ndaj Izraelit.

Ndërkohë, Kina i ka përqendruar përpjekjet e saj kibernetike në mbledhjen e “informacioneve të zbulimit”.

Microsoft tha se një pjesë e madhe e përpjekjeve të Pekinit, përmes një aktori kërcënues të quajtur Chromium, u përqendruan në mbledhjen e informacioneve sociale, ekonomike dhe politike në Indi, Malajzi, Mongoli, Pakistan dhe Tajlandë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026