Presidenti i Barcelonës: Messi mund të luante falas, shpresoja që të bënte kthesë
Presidenti i Barcelonës Joan Laporta është shprehur në një intervistë se shpresonte që Lionel Messi të qëndronte në klub dhe “të luante falas”.
Messi, 34 vjeç, u nis për në Paris St-Germain në gusht, pasi Barcelona nuk ishte në gjendje të rinovonte kontratën e tij për shkak të kufizimeve të pagave në La Liga. Argjentinasi, i cili fitoi 10 tituj të ligës me gjigantët katalanas, duhej të largohej pavarësisht se ishte dakord për një marrëveshje me vlerë 50% të kontratës së tij të mëparshme.
“Kishte zhgënjim nga të dy palët,” tha Laporta.
“Shpresoja që Messi të bënte një kthesë dhe ai do të thoshte se do të luante falas,” shtoi ai në një intervistë për stacionin radio katalanas.
Laporta përsëriti se nënshkrimi i një marrëveshje të re nga Messi do ta kishte vënë klubin “në rrezik”. Messi shpërtheu në lot në një konferencë shtypi ndërsa u njoftua largimi i tij.
“E pyeta nëse ai i besonte ekipit dhe ai tha: ‘Sigurisht që unë kam besim tek ata. Më duhet t’i kthej lojtarët e dëmtuar’. Ai dëshiron të vazhdojë me çdo kusht dhe të tregojë se kjo skuadër është konkurruese”, tha Laporta.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta