Kryeministri Babis favorit për të fituar zgjedhjet në Çeki
Qytetarët në Çeki do të votojnë sot për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Një garë e ngushtë mes partive politike, por sipas sondazheve është partia qeverisëse e kryeministrit Babis, ajo e cila pritet të fitojë me shumë pak pikë përqindje.
Kryeministri Andrej Babis është duke kërkuar një mandat të dytë pavarësisht kritikave se ai keqmenaxhoi pandeminë, rriti borxhin kombëtar dhe ndoqi interesat e tij të biznesit.
Madje emri i i tij u përmend edhe në dokumentet e ‘Pandora Papers’.
Sondazhet e opinionit e vendosin partinë populiste ANO të Babis vetëm disa pikë përqindje përpara secilit prej dy grupeve kryesore të opozitës që janë zotuar të punojnë së bashku për ta rrëzuar atë.
Kryeministri Babis është themeluesi i perandorisë Agrofert të ushqimit, bujqësisë, kimikateve dhe medias, e cila punëson më shumë se 30.000 njerëz në Evropën qendrore.
Babis ndoshta në këto zgjedhje do të marrë goditjen e parë në formimin e një qeverie, por mund ta ketë të vështirë të gjejë partnerë koalicioni.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta