Torino mirëpret ‘Eurovision 2022’, pas 31 vitesh eventi muzikor rikthehet në Itali

9 Tetor 2021 | 14:41

Qyteti italian i Torinos do të presë konkursin e këngës “Eurovision 2022”, një nga evenet më të mëdha të muzikës europiane, që shënon kthimin e tij në Itali pas 31 vitesh.

Në një deklaratë për mediat Eurovision bëri me dije se Italisë iu dha e drejta për garën e ardhshme, pasi grupi italian Maneskin fitoi edicionin 2021 në Roterdam.

Konkursi i këngës europiane u anulua në vitin 2020 për shkak të koronavirusit dhe edicioni i vitit të kaluar u mbajt në Tel Aviv, Izrael.

Spektakli, i cili arriti afro 190 milionë shikues në televizion dhe online në 2021, do të zhvillohet në stadiumin PalaOlimpico.

Finalja është caktuar për në 14 maj.

Italia më parë organizoi konkursin e këngës në Napoli në 1965 dhe në Romë në 1991. Qyteti verior i Torinos u zgjodh pas një procesi ofertash, në të cilin fitoi kundër 16 qyteteve të tjera.

Më shumë se 50 vende edhe përtej kufijve europiane deri në Izrael dhe Australi marrin pjesë në garë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026