Libani në krizë energjie, pa furnizim për disa ditë
Libani ka mbetur pa furnizim me energji elektrike pasi dy stacionet e mëdhenj të prodhimit janë mbyllur për shkak të mungesës së furnizimit me naftë.
Mungesa e energjisë do të vazhdojë për disa ditë thonë zyrtarët e qeverisë së këtij vendi.
I gjithë rrjeti i furnizimit me energji ka ndaluar së punuari ndërsa nuk pritet të rinisë funksionimin të paktën deri të hënën.
Zyrtarët e qeverisë thonë se kompania shtetërore e energjisë do të përpiqet që të përdorë rezervat e naftës së ushtrisë për të vënë në punë përkohësisht impiantet e prodhimit të energjisë.
Libani është paralizuar nga një krizë ekonomike, e cila është thelluar pasi furnizimet me karburant nga importi janë tharë.
Monedha libaneze është zhvlerësuar me 90% që nga viti 2019. Kjo e ka bërë shumë të vështirë blerjen e energjisë nga furnizues të jashtëm.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta