Ndryshon situata në La Palma, hapet sërish aeroporti i ishullit

10 Tetor 2021 | 13:56

Njësitë e emergjencave pranë ushtrisë spanjolle kanë monitoruar në ditët e fundit cilësinë e ajrit në afërsi të vullkanit të ishullit La Palma.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve lokale, situata është përmirësuar ditën e diel krahasuar me të shtunën dhe pritet të vijojë e tillë përgjatë gjithë ditës.

Përmirësimi i situatës ka bërë të mundur rihapjen e aeroportit të La Palmës, edhe pse shumë linja ajrore kanë anuluar tashmë fluturimet drejt ishullit.

Megjithatë, llava ka vijuar të derdhet përgjatë faqeve të malit edhe të dielën, duke bërë që re tymi të ngrihen në ajër.

Sipas shërbimit evropian të emergjencave “Copernicus”, që ka nisja e shpërthimit, më 19 shtator, vullkani ka shkatërruar rreth 1.150 banesa dhe shkrumbuar 480 hektarë tokë.

Ndërkohë, rreth 6 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre. La Palma është pjesë e arqipelagut të ishujve Kanarie, që ndodhen në Atlantik e që ka 83 mijë banorë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026