Protesta masive kundër ‘Polexit’, polakët mbështesin BE-në

11 Tetor 2021 | 10:06

Më shumë se 100.000 polakë protestuan mbrëmjen e së dielës duke mbështetur fort anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Reagimi vjen pasi gjykatësit në Poloni kanë refuzuar parimin e prioritetit të legjislacionit të BE, si shtylla kryesore legjislative e bllokut. Ata shpallën të paligjshme disa ligje të traktateve të BE.

Vendimi ngriti shqetësimet se vendi mund të largohet përfundimisht nga blloku.

Sipas organizatorëve, protestat u zhvilluan në mbi 100 qytete në të gjithë Poloninë

Qytetarët mbanin në duar flamuj polakë dhe të BE-së dhe brohorisnin:”Ne do të qëndrojmë”.

“Ashtu si Brexit që papritmas u bë fakt, diçka që askush nuk e priste, e njëjta gjë mund të ndodhë këtu”, u shpreh një 59-vjeçar i cili ndodhej në shesh në Varshavë.

Një tjetër protestues tha se ishte i shqetësuar se Polonia po largohej nga “realiteti evropian” dhe do të përfundonte në një situatë të ngjashme politike me Rusinë.

Politikanët në të gjithë Evropën shprehën pakënaqësinë ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Polonisë të cilin ata e cilësuan si nënvlerësues të shtyllës ligjore mbi të cilën qëndron BE-ja prej 27 vendesh.

Partia qeverisëse Ligj dhe Drejtësi e Polonisë thotë se nuk ka plane për një “Polexit”, por kryeministri polak Mateusz Morawiecki, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese tha se çdo shtet anëtar duhet të trajtohet me respekt dhe BE nuk duhet të jetë vetëm “një grup i atyre që janë të barabartë dhe më shumë se të barabartë”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026