Emergjenca “energjetike” e tenderëve, KESH ble 1 mln euro pajisje, OSHEE e OST investojnë për mirëmbajtje

11 Tetor 2021 | 16:02

Një ditë para shpalljes së emergjencës energjetike, KESH shpenzoi 1 mln euro për blerje pajisjesh elektrike. Ndërkohë, OSHEE dhe OST kanë shpallur tenderë për mirëmbajtje softweri, kostoja e të cilave kalon 1.2 mln euro. Me vendim qeverie, këto shoqëri duhet të pezullojnë shpenzimet e panevojshme për të garantuar energji elektrike të pandërprerë.

Në datën 3 tetor, kryeministri Edi Rama njoftoi në një dalje të pazakontë për një krizë energjetike që ka prekur Shqipërinë, e që do të zgjasë disa muaj. Në emergjencë e sipër, qeveria shpalli brenda javës gjendjen e jashtëzakonshme, bashkë me planin për përballimin e situatës.

Në vendim, ajo detyron operatorët të shtrëngohen me shpenzimet, pasi do të nevojiten para për të blerë energji elektrike me çmim ta pazakontë. Por, 4 ditë pasi kryeministri ngriti alarmin, KESH shpenzoi 1 mln euro për blerje pajisjesh elektrike për Hidrocentralin e Komanit. Në të njëjtën ditë, OST shpalli të hapur garën për mirëmbajtjen e pajisjeve që menaxhon, duke vënë në dispozicion rreth 800 mijë euro.

Edhe OSHEE, kompania që ngarkohet me përgjegjësi direkte për të përballuar këtë krizë, prej 1 tetorit ka shpallur tender mirëmbajtjes software për fiskalizimin e faturave. Qeveria ka vendosur që deri në 15 prill të japë 200 mln euro garanci sovrane për këta operatorë, pasi gjendja e jashtëzakonshme e detyron të mbrojë familjet shqiptare nga kriza. Megjithatë, në këtë furtunë që na pret gjatë dimrit, edhe Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike Altax, po kërkon të rregullojë zyrat, duke vënë në dispozicion rreth 30 mijë euro.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026