Lirohen masat për të vaksinuarit në Greqi, qytetarët shijojnë restorantet dhe baret pa maska
Të vaksinuarit dhe të shëruarit nga COVID-19 në Greqi mund t’i rikthehen jetës së para pandemisë.
Tani, në kafene, restorante dhe klube nate njerëzit mund të hyjnë pa mbajtur maskë.
Në Selanik, qytetarët mbushën baret e qendrës së qytetit dhe kujtuan kohët e argëtimit kur nuk kishte kufizime.
“Është fantastike që jemi sërish së bashku me miqtë tanë në baret tona të preferuara”, u shpreh një grua.
“Jemi shumë të lumtur që mund të dalim sërish. Jemi vaksinuar dhe ndihemi të sigurt. E kishim të nevojshme. Kemi dalë edhe më parë, por tani gjithçka është ndryshe. Selaniku e adhuron jetën e natës dhe ne po e shijojmë atë”, tha një burrë.
Për profesionistët, kthimi në normalitet ofron një frymëmarrje, pas muajsh të tërë kufizimesh dhe ndërprerje të punës.
Sipërmarrësit e dinë që personat e pavaksinuar do të protestojnë, por nuk duan të rrezikojnë të ardhmen e biznesit të tyre.
“Në rast se dikush proteston, ai ose ajo thjesht nuk do të hyjë në restorantin tonë. Rregullat janë strikte dhe rreziku për bizneset tona është i madh”, tha Panos Karassavidis, nga Shoqata e Sestoranteve
“Deri tani kemi përjetuar një katastrofë. Grumbullimet ishin të ndaluara për 20 muaj. Tani, pak nga pak, presim t’u rikthehemi ditëve të mira. Shpresojmë që së shpejti do të mund të jemi në gjendje të presim të gjithë qytetarët, pasi të jenë vaksinuar”, u shpreh Dimitris Fystas, pronar restoranti dhe klubi nate.
Masat e reja po u japin një ndjesi lirie edhe vizitorëve të qytetit. Të rinjtë sidomos ndjejnë se mund të lëvizin lirshëm pa qenë nevoja të mbajnë maska, por nuk e harrojnë se gjithmonë duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit.
“Ndihem shumë mirë. Për ne është dita e parë, pasi vijnë nga jashtë. Ndaj është bukur të jemi këtu pa maska. Të gjitha baret janë hapur, ekonomia po lëviz sërish. Ndaj është shumë mirë”, u shpreh një qytetare.
Sa u takon të pavaksinuarve, ata duhet të kryejnë një test të shpejtë çdo javë, që kushton 10 euro. Gjithashtu, ata duhet të mbajnë maskën mbrojtëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta