Rritja e çmimeve, Gjokutaj: Qeveria të riformulojë buxhetin e 2022, duhet dëgjuar opozita dhe ekspertët
Eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj tha për Euronews Albania se qeveria duhet të reflektojë, në bashkëpunim me opozitën, ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit për të riformuluar buxhetin e 2022.
Sipas tij, kjo është një nismë prioritare nisur nga situata kur rritja e çmimeve për disa produkte të shportës ka filluar të prekë xhepat e konsumatorëve.
“Opozita duhet të ndikojë, pasi është në parlament, aty ku nisin të gjenerojnë politikat e para që më pas zbresin në terren”, tha eksperti.
Rritja e borxhit publik në 80 për qind kur ende ka reforma të nisur që para 8 vjetësh ende të papërfunduara, është një barrë për brezat dhe ne që jetojmë sot, tha eksperti.
Sipas tij, rritja e mëtejshme e borxhit, e diktuar edhe nga kriza energjetike nuk e stimulon ekonominë, pasi çon në reduktimin e shpenzimeve për nevojat publike, që nga ndërtimi i shkollave deri tek ndihma sociale. Z. Gjokutaj e cilësoi të pajustifikuar tendencën për rritjen e çmimit të energjisë për biznesin e madh dhe të mesëm, pasi efektet sipas tij do të ndihen njësoj në ekonomi si në rastin e krizës së pandemisë.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta