Ndryshon parashikimi, FMN: I vështirë rikuperimi pas pandemisë

12 Tetor 2021 | 22:44

Ndërprerja e vazhdueshme e zinxhirëve të furnizimit dhe presioni i çmimeve po kufizojnë rimëkëmbjen e ekonomisë globale nga pandemia e COVID-19.

Kështu deklaroi të martën Fondi Monetar Ndërkombëtar, që reduktoi parashikimet për rritjet ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të industrializuara.

Konkretisht, FMN shkurtoi parashikimin për rritjen globale për vitin 2021 nga 6 në 5.9 për qind; ndërsa la të pandryshuar në 4.9 për qind atë për vitin 2022.

Për krerët e institucionit të lartë financiar botëror, ndryshimi, edhe pse modest, tregon rrënimin e disa vendeve të botës.

“Ky rishikim modest tregon degradimin e situatës në disa vende. Perspektiva për vendet me të ardhura të ulëta, apo në zhvillim ka marrë një kthesë negative për shkak të përkeqësimit të dinamikës së pandemisë. Gjithashtu, degradimi reflekton vështirësitë e vendeve të avancuara për t’u rritur në një periudhë afatshkurtër”, tha Gita Gopinath, kryeekonomiste, FMN.

Aktiviteti i manifakturës në rang global është dëmtuar nga faktorë kyç si bllokimi i porteve, mungesa e transportuesve të kontejnerëve dhe rënia e krahut të punës, pasi zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit e kanë pasur të vështirë t’i rikthehen normalitetit pas bllokadave dhe kufizimeve të vitit të kaluar.

Gjithashtu, mospërputhja e raportit kërkesë-ofertë, e nxitur pjesërisht nga kursimet e larta të bëra nga vendet e pasura, ka çuar në ngritjen e çmimeve, duke shkaktuar rritje të inflacionit.

Ky i fundit, sipas FMN-së, pritet të kthehet në nivelet e para pandemisë vitin e ardhshëm, por problemet e sipërpërmendura mund të bëjnë që parashikimi të ndryshojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026