Delfinët rozë drejt zhdukjes, peshkatarët me fokusin te teknologjia për shpëtimin e species
Peshkatarët të cilët dikur kërkuan për delfinët e rrallë rozë të lumenjve tani po punojnë me studiuesit në xhunglën e Bolivisë Amazon për të siguruar mbijetesën e specieve.
Me ndihmën e teknologjisë për të kuptuar më mirë delfinin, shkencëtarët me grupin global mjedisor WWF (World Wide Fund for Nature) dhe OJQ-në boliviane Faunagua studiuan katër nga delfinët rozë në ujërat e ëmbla të lumit Ichilo.
Duke përdorur teknologjinë satelitore, peshkatarët tani janë në gjendje të gjurmojnë delfinët duke përdorur një aplikacion dhe të raportojnë vendndodhjet e tyre.
Pavarësisht statusit të delfinëve rozë të lumenjve, pak dihet për popullsinë dhe habitatet e tyre. Të dhënat nga programi i etiketimit do të ndihmojnë në sigurimin e informacionit jetësor në lidhje me atë që hanë delfinët, sa larg migrojnë dhe kërcënimet me të cilat përballen në Amazonë.
“Nëse delfinët janë mirë edhe njerëzit janë mirë. Gjithashtu peshkatarët do të kenë një perspektivë të re mbi një specie që ka qenë prej kohësh pre e tyre,” – u shpreh Lila Sainz, shefja e WWF në Bolivi.
“Çdo gjë që prek delfinët prek njerëzit që përdorin ato burime dhe banon në ekosistemet detare përreth,” – shtoi ajo.
Programi i etiketimit është vetëm një mënyrë që WWF shpreson se do të mbrojë më mirë këtë specie delfinësh në zhdukje.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta