Holanda lejon martesat e të njëjtit seks në familjen mbretërore

13 Tetor 2021 | 09:10

Monarku holandez mund të martohet me dikë të të njëjtit seks pa hequr dorë nga froni, njoftoi kryeministri Rutte.

Në një përgjigje me shkrim për pyetjet e parlamentarëve, kryeministri Mark Rutte shkroi të martën se “kabineti nuk e sheh që një trashëgimtar ose mbret do të duhej të braktiste fronin nëse ai/ajo dëshironte të martohet me një person të të njëjtit seks”. Dasmat mbretërore holandeze kanë nevojë për miratimin e parlamentit.

Në letrën e tij drejtuar parlamentarëve, Rutte nuk iu përgjigj përfundimisht pyetjes në rastin e martesës së të njëjtit seks, nëse një fëmijë i lindur pas një dhurimi të spermës ose nëpërmjet një nëne zëvendësuese mund të quhet “trashëgimtar legjitim”.

Këto deklarata të kryeministrit erdhën pas botimit të një libri gjatë verës mbi trashëgimtaren e fronit, “Amalia, Duty Calls”.

Princesha Amalia është fëmija më i madh i mbretit Willem-Alexander dhe do të mbushë 18 vjeç më 7 dhjetor. Ajo mbaroi shkollën e mesme në qershor dhe njoftoi se do të bëjë një vit pushim, para se të ndjekë universitetin.

Ajo gjithashtu ka refuzuar ndihmën vjetore prej 1.6 milion euro që i takonte kur mbushi 18 vjeç, duke deklaruar në një letër drejtuar Rutte në fillim të këtij viti, se ajo e konsideron “të pakëndshme të marrë paratë për sa kohë që nuk bën asgjë në këmbim.

Princesha Amalia shtoi se nuk mund të pranojë këtë shumë parash aq më tepër në këtë kohë pandemie kur shumcia e studentëve ndodhen në vështirësi ekomonike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026