Nga nesër italianët duhet të kenë me vete ‘lejen e gjelbër’ për t’u pranuar në punë
Duke nisur nga 15 tetori punonjësit publikë dhe privatë në Itali do të duhet të jenë të pajisur me një certifikatë COVID për të shkuar në punë. Ky vendim ka shtuar frikën në shtetin fqinj se do të shkaktojë mungesa të stafit dhe ndërprerje të punës për firmat dhe shërbimet publike. Rregullat do të jenë në fuqi deri në fund të vitit dhe çdo punonjës që nuk arrin të dëshmojë një ‘Green Pass’ do të pezullohet pa pagesë, por nuk mund të shkarkohet. Ata mund të përballen me gjoba midis 600 dhe 1.500 euro.
“Kjo është doza e dytë, do të ishte më mirë ta kishin bërë vaksinimin të detyrueshëm sesa Green Pass. Duhet ta bëj, sepse duhet të shkoj në punë, duhet të shoqëroj fëmijët”, shprehet Antonella Zaccheu banore në Romë
Certifikata “Green Pass” ku vërtetohet nëse je vaksinuar, shëruar apo ke test negativ ishte tashmë një kërkesë për të hyrë në vende të tilla si muzetë, palestrat dhe restorantet. Por duke e zgjeruar përdorimin e saj edhe në vendet e punës qeveria shpreson të bindë italianët të vaksinohen edhe pse inokulimi i vendit është i suksesshëm dhe nivelet e infeksionit janë të ulëta.
Mbi 80% e italianëve mbi moshën 12 vjeç janë plotësisht të vaksinuar.
Rreth 15% e punonjësve privatë dhe 8% e punonjësve të sektorit publikë nuk kanë një Green Pass. Disa parti propozojnë zgjatjen e vlefshmërisë së testeve nga 48 në 72 orë, dhe bërjen e tyre falas për të gjithë punëtorët që nuk janë vaksinuar. Sipas sondazheve, politikat e qeverisë kanë mbështetjen e shumicës së italianëve, por kanë shkaktuar edhe protesta.
Në Francë qeveria franceze do t’u kërkojë ligjvënësve të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm. Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë që qeveria ka fuqinë për të zgjeruar ose rivendosur masat kufizuese.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta