BERZH i jep 70 mln euro kredi OSHEE-së për të mbuluar nevojat e pandemisë

14 Tetor 2021 | 11:59

Për të reaguar ndaj krizës që solli pandemia Covid-19, OSHEE do të marrë 70 milionë euro kredi.

Qeveria ka çuar në Kuvend projektligjin, ku sigurohet mbështetje finaciare nga BERZH. Marrëveshja është negociuar në fillim të shtatorit, pasi pandemia krijoi pengesa likuiditeti në sektorin e energjisë.

Drafti kalon në parlament, pak ditë pasi kryeministri Rama deklaroi se kjo kompani do të marrë edhe 200 mln euro të tjera në 6 muajt e ardhshëm nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për mbështetjen financiare për OSHEE.

Projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe BERZH-it, për reagimin ndaj krizës së pandemisë COVID-19.

Ky financim synon rritjen e performancës së OSHEE-së, duke i mundësuar shoqërisë likuiditet të nevojshëm me anë të mbështetjes nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me një kredi prej 70 milionë eurosh, me kusht që të ketë garancinë e Republikës së Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026