Vendet e pasura emetojnë më shumë karbon, sipas studimit të fundit

14 Tetor 2021 | 19:46

Emetimet e karbonit po rriten fuqishëm dhe kryesisht ne 20 vendet më të pasura në botë, sipas një studimi të ri.

Raporti thotë se CO2 do të rritet me 4% në të gjithë grupin G20 këtë vit, pasi pësoi një rënie prej  6% në 2020 për shkak të pandemisë. Kina, India dhe Argjentina do të tejkalojnë nivelet e tyre të emetimeve te 2019.

Autorët thonë se përdorimi i vazhdueshëm i lëndëve djegëse  po minon përpjekjet për të frenuar temperaturat.

Me vetëm dy javë të mbetura deri në hapjen e konferencës kritike të klimës COP26 në Glasgow, detyra me të cilën përballen negociatorët është e vështirë.

Një nga qëllimet kryesore të kësaj konference është marrja e hapave për të mbajtur brenda mundësive pragun e rëndësishëm të temperaturës 1.5C. Nëse Glasgow do të ketë sukses në këtë çështje, atëherë vendet që krijojnë më shumë karbon do të duhet të vendosin politika ambicioze.

Grupi G20 është përgjegjës për rreth 75% të emetimeve globale, të cilat ranë ndjeshëm vitin e kaluar pasi ekonomitë u mbyllën si rezultat te COVID-19.

Sipas raportit, i përpiluar nga 16 organizata kërkimore dhe grupe fushate mjedisore, përdorimi i qymyrit në G20 parashikohet të rritet me 5% këtë vit. Kjo është kryesisht për shkak të Kinës që është përgjegjëse për rreth 60% të rritjes, por rritja e qymyrit po ndodh gjithashtu në SHBA dhe Indi. Të gjithë anëtarët e grupit kanë rënë dakord të vendosin plane të reja të karbonit në tryezë para konferencës në Glasgow.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026