Zgjerohen fushat e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, ekspertët frikë për abuzime

14 Tetor 2021 | 19:53

Inteligjenca artificiale është pjesë e jetës sonë, por mbetet një dilemë etike sa i takon rreziqeve dhe përfitimeve.

Një avantazh i qartë është në shëndetësi, ku inteligjenca artificiale po përdoret për të identifikuar sëmundje si demenza përmes sinjaleve të padukshme nga syri i njeriut. Një program i Universitetit Vriies, në Brukisel, studion mikroshprehitë.

“Shprehitë bazike të fytyrës janë thuajse normale tek njerëzit në botë. Ne po zhvillojmë atë që rëndom quhet makina e mësimit të algoritmeve, për të mësuar për shembull klasifikimin e shprehjeve, i gëzuar, i trishtuar, etj.”, Hichem Sahli nga Universiteti i Brukselit.

Rreziku është se sistemi i zhvilluar për qëllime mjekësore mund të përdoret nga forcat e zbatimit të ligjit pa kriter.

Kompani si “Amped” e përdorin inteligjencën artificiale për analizë pamjesh.

Me ndihmën e saj, përpjekje bëhen edhe për të identifikuar përgjegjësit për sulme terroriste, akte dhune apo aksidente.

Përdorimi i saj nuk është rregulluar ende dhe mund të çojë në shkeljen e të drejtave civile, sipas disa organizatave.

Sipas drejtoreshës së agjencisë që studion kufijtë etikë të inteligjencës artificiale, kjo mund të kthehet në një sfidë të vërtetë.

 “Qeveritë kombëtare dhe organizatat mbikombëtare si BE po shpërndajnë udhëzime dhe rregulla, por kjo po bëhet në mënyrë të pakoordinuar. Ne nuk mund të fitojmë një sfidë globale duke vepruar individualisht. Nevojitet një veprim global”, u shpreh Despina Travlou, sekretare e përgjithshme e AIIA-NPO.

Për të perfeksionuar Aktin Evropian për Inteligjencën Artificiale, ministrat evropianë të telekomunikacionit u takuan të enjten për të caktuar udhëzimet për vitet e ardhshme. Një domosdoshmëri, nisur nga progresi gjigant i inteligjencës artificiale në vitet e fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026