Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
4 Qershor 2026 | 08:35

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin Boden, në Bashkinë Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, pas sinjalizimeve se i kërkuari fshihej në zonë, agjentë të Policisë së Korçës janë nisur drejt Bodenit për ta arrestuar. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vdekur një efektiv të forcave “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe duke plagosur kolegun e tij.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është Violand Braçellari, ish-ushtarak, i shpallur në kërkim ndërsa ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burgim nga Gjykata e Korçës për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas të njëjtave burime, Braçellari dyshohet se jetonte prej vitesh në pyjet e Bodenit, ku kishte ngritur një stan të madh dhe mbante disa qen. Një ditë më parë, policia kishte marrë informacion se ai ndodhej i fshehur në këtë zonë të thellë malore.

Mësohet se i dyshuari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës shumë i mirë i armëve. Në operacion kanë marrë pjesë rreth 7-8 efektivë policie, disa prej të cilëve të veshur civilë. Dyshohet se ai i ka identifikuar forcat e policisë në orët e para të mëngjesit të së enjtes, dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre.

Pas shkëmbimit të zjarrit, autori ka mbetur i plagosur dhe është kapur nga policia ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e operacionit dhe dinamikën e saktë të përplasjes me armë ndërkohë që efektivi i plagosur pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe forca të tjera policore, si edhe drejtori i Policisë së Korçës. Bodeni është një zonë e largët dhe e braktisur, ku lëvizja dhe ndërhyrja e forcave të rendit paraqet vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026