Trendi i TikTok me tullumbacet kthehet në kampionat botëror

15 Tetor 2021 | 11:25

Zhvillohet për herë të parë në Spanjë Kampionati Botëror i tullumbaceve, i cili u organizua në një park argetimiTarragona.

Pjesë e idesë së këtij kampionati është komentatori i famshëm spanjoll Ibai Llanos dhe futbollisti i famshëm i Barcelonës, Gerard Pique.

“Kupa Botërore e tullumbaceve ” u frymëzua nga një treshe vëllezërish nga Oregon në Shtetet e Bashkuara – videot e tyre virale në  TikTok dhe Instagram  kanë tërhequr miliona shikime.

Tridhjetë e dy vende konkurruan për titullin duke luajtur lojën, në të cilën pjesëmarrësit duhej të mbanin ne ajer  tullumbacin  para se kundërshtari i tyre ta prekte atë.

Francesco De la Cruz, një adoleshent 18-vjeçar peruan, u bë kampioni i parë botëror i këtij turneu, pasi mposhti Jan Spiess nga Gjermania në një ndeshje finale 5-minutëshe me rezultatin 6-2.

Vendi i tretë i takoi një 18-vjeçar spanjoll. Lojtarja e vetme vajzë  e turneut, rusja Yana Rudenko, humbi kundër kundërshtarit nga Bolivia.

Ndeshjet u zhvilluan në një fushë 8×8 metra të mbushur me pengesa të ndryshme por si cdo kampionat ka fitues dhe humbës.

Fituesi mori 10 mijë euro, por 20 mijë euro u shpërndanë edhe mes 32 ekipeve pjesëmarrëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026