Polonia kundër imigrantëve ilegalë, trazira në kufirin me Bjellorusinë
Vështirësohet situata për imigrantët ilegalë që përpiqen të mbërrijnë në shtetet e BE-së përmes kufirit midis Polonisë dhe Bjellorusisë .
Parlamenti polak miratoi ligjin i cili lejon rojet që të dëbojnë menjëherë imigrantët që kalojnë kufirin ilegalisht. Rojet kufitare gjithashtu do të kenë fuqi të refuzojnë kërkesat për azil ndërkombëtar.
Ndryshimi ligjor duhet të marrë aprovimin e presidentit Andrej Duda, një aleat i qeverisë.
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se ligji synon të legjitimojë kthimin e imigrantëve përtej kufijve të Polonisë, në kundërshtim me angazhimet e vendit me ligjin ndërkombëtar.
Sipas këtij ligji, kujtdo që kërkon mbrojtje ndërkombëtare duhet t’i jepet qasje në procesin e azilit, edhe nëse e ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Polonia, Lituania dhe Letonia kanë raportuar rritje të imigrantëve nga Afganistani dhe Iraku që përpiqen të kalojnë kufijtë e tyre nga Bjellorusia.
Bashkimi Evropian dhe Varshava thonë se presidenti bjellorus Lukashenko po përpiqet të destabilizojë shtetet fqinje si një formë hakmarrjeje kundër sanksioneve
Grupet e të drejtave kanë kritikuar qeverinë nacionaliste të Polonisë për mënyrën e trajtimit të imigrantëve në kufi. Gjashtë persona janë gjetur të vdekur pranë kufirit që nga nisja e vërshimit të refugjatëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet