39 raste të vjedhjes së energjisë në 5 ditët e para të aksionit policor, gjykatat “shfryjnë” arrestimet
Në vetëm 5 ditët e para të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, policia dhe OSHEE kanë zbuluar 39 raste. Disa nga arrestimet janë cilësuar të paligjshme nga gjykatat, të cilat kanë liruar qytetarët. Ajo që bie në sy është se vjedhja e energjisë nga bizneset është konstatuar vetëm në 1 rast.
Prej javës së kaluar policia e shtetit është udhëzuar të këtë si prioritet në punën e saj zbulimin e vjedhjes së energjisë elektrike pas shpalljes së emergjencës nga qeveria më 3 tetor.
Sipas raportimeve ditore të policisë deri në këtë fazë janë zbuluar 39 raste te vjedhjes së energjisë elektrike me 14 të arrestuar dhe 25 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Ajo çfarë bie në sy është fakti se sipas asaj që raporton policia vetëm në një rast është zbuluar vjedhja e energjisë nga një biznes market në Bathore të Kamzës, ndërsa rastet e tjera janë konsumatorë familjarë.
Për të 4 rastet e konstatuara në Tiranë, gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për të arrestuarit nga policia, ndërsa edhe në rrethe “togat e zeza” kanë mbajtur qëndrim lehtësues për konsumatorët familjarë duke shpallur edhe arrestime të paligjshme. Vjedhja e energjisë në kodin penal dënohet me burg deri në 3 vite, ndërsa kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim më shumë se një herë, nga përdoruesit jo familjarë, dënohet deri në 5 vite burg.
Referuar raportit të Entit Rregullator të Energjisë, në vitin 2020, 60% e humbjeve vinte nga vjedhja e energjisë. Nëse kjo energji do të shitej me çmimin mesatar vjetor të bursës hungareze vjet, ajo do te kushtonte 32,3 milionë euro.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta