Kanye West ndryshon emrin, tani do të njihet zyrtarisht si YE

19 Tetor 2021 | 22:54

Artisti i njohur më parë si Kanye West tani do të njihet zyrtarisht si thjesht YE. Një gjykatës i Los Anxhelosit pranoi kërkesën për ndryshimin e emrit. Ylli 44-vjeçar e paraqiti kërkesën në gusht, duke cituar “arsye personale”.

Reperi, i njohur për hite të tilla si Gold Digger dhe Stronger, përdorte YE si nofkë dhe në 2018 e përdori atë si titull albumi. Tashmë që u be zyrtarisht, emri i tij i plotë – Kanye Omari West – nuk ekziston me më.

Ndërsa llogaria e tij në Twitter ishte YE, llogaria dhe faqja e tij në Instagram ende po përdornin emrin e tij të mëparshëm.

“Unë besoj se “YE”është fjala më e përdorur në Bibël, dhe në Bibël kjo do të thotë ty. Pra, jam unë ti, unë jemi ne, jemi ne,” tha ai në një intervistë të vitit 2018. YE publikoi albumin e tij të fundit Donda në gusht, duke shfaqur 27 këngë me një kohëzgjatje prej dy orësh.

Artistë të tjerë si Prince, Snoop Dogg dhe Sean Love Combs kanë ndryshuar emrat e tyre gjatë viteve, disa herë.

YE doli në titujt e gazetave në fillim të këtij viti pasi u nda me gruan e tij prej afro shtatë vitesh, Kim Kardshian. Çifti, i cili ka katër fëmijë së bashku, janë ndër yjet më të njohur në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026