Putin shpall javën e mospunës në Rusi, si masë kundër COVID-19
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mbështeti planin e kabinetit të tij për të shpallur javën e mospunës në Rusi, si masë për frenimin e përhapjes së COVID-19.
Ai tha se rajonet e Rusisë me situatë më të rëndë mund ta nisin këtë javë nga 23 tetori dhe shtoi se ajo mund të zgjatet, varësisht nga situata, ndërsa ky plan pritet të implementohet për pjesën tjetër të vendit nga data 30 tetor.
Të mërkurën, autoritetet shëndetësore ruse raportuan për 1,028 viktima nga COVID-19 – shifra më e lartë në Rusi prej se ka nisur pandemia.
“Tani për tani, është e rëndësishme që të zvogëlohet kulmi i valës së re të pandemisë”, tha Putin.
Ai shtoi se punëtorët duhet të paguhen për periudhën që nuk punojnë.
Rusia ka numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 në Europë (226,353) dhe të katërtin më të lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.
Një ditë më herët, ky vendi regjistroi 34,074 raste të reja të të infektuarve.
Vetëm 35 për qind apo një e treta e popullsisë së Rusisë është vaksinuar plotësisht.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset