Facebook ndryshon emrin në Meta – çfarë qëndron prapa emërtimit të ri?
Facebook do të ndryshojë emrin në mënyrë që ai të reflektojë fokusin e ri të kompanisë ndaj ndërtimit të Metaverse – një bashkim i fjalëve meta – që do të thotë përtej, dhe univers.
Ky emër i ri është prezantuar nga CEO i kompanisë, Mark Zukerberg gjatë konferencës së parvjetshme Connect që u mbajt më 28 tetor të këtij viti. Qëllimi i tij është që Faceobook të njihet për më shumë se thjesht një rrjet social.
Por skeptikët mendojnë se e gjithë kjo po bëhet për të hequr vëmendjen nga Facebook Papers, dokumentit që zbuloi një prej anëve të errëta të Facebook.
Në muajin korrik, Zuckerbeg është shprehur se në pak vite, “ne të do bëjmë të mundur tranzicionin nga një kompani që njerëzit e shohin si një rrejt social, tek kompania e metaversit.”
Ky ri-konceptim mund të shërbejë veç të tjerash, edhe për të vendosur një vijë ndarëse mes projekteve me natyrë futuristike tek të cilat po fokusohet Zuckerberg se fundmi, dhe hetimeve intensive që po bëhen vitet e fundit kundër Facebook për shkak të ndikimeve negative të kësaj platforme sociale tek përdoruesit.
Diçka që e komplikon situatën ama është fakti që koncepti i Metaverse, është ende shumë i paqartë mes njerëzve. Fillimisht ai u shpik nga novelisti fantastiko-shkencor, Neal Stephenson, i cili e përshkruan atë si një botë virtuale në të cilën njerëzit kërkojnë të vijnë për t’u arratisur nga një botë reale distopike. Tashmë, ky term po adoptohet nga një nga kompanitë më të mëdha dhe më kontroverse në botë – dhe atyre shumë shpejt do t’u duhet të na bindin, përse kjo Botë Virtuale që ata po na ofrojnë, ja vlen vërtetë të përqafohet.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi