OBSH: Vaksinimi i punonjësve mjekësorë është prioritet
Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje që punonjësit mjekësorë të vaksinohen, sidomos në vendet e varfra.
Sipas OBSH-së, në 17 muajt e fundit kanë humbur jetën më shumë se 100 mijë punonjës shëndetësorë.
Kjo kategori duhet të ketë prioritet për vaksinim, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, teksa ka kritikuar padrejtësinë në shpërndarje të vaksinave.
“Një raport i ri i OBSH vlerëson se 115 mijë punonjës shëndetësorë mund të kenë humbur jetën nga COVID-19 nga janari 2020 deri në maj të këtij viti. Kjo është aryeja përse është e rëndësishme që ata duhet të jenë prioritet, e të vaksinohen”, tha Ghebreyesus.
Aktualisht në botë besohet se janë 115 milionë punëtorë shëndetësorë.
“Të dhënat nga 119 shtete sugjerojnë se mesatarisht dy në pesë punëtorë shëndetësorë në botë janë plotësisht të vaksinuar”, ka thënë Ghebreyesus.
Më pak se një në 10 punëtorë shëndetësorë është i vaksinuar plotësisht në Afrikë, ka thënë ai, në krahasim me tetë në 10, në vendet e pasura.
Më pak se 5 për qind e popullsisë së Afrikës është vaksinuar kundër koronavirusit, në krahasim me 40 për qind në shumicën e kontinenteve tjera.
Shumica e vaksinave janë shpërndarë në vendet kryesisht të pasura.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet