Mungesë produktesh e rritjesh çmimesh, konsumatorët në SHBA të prekur nga inflacioni

23 Tetor 2021 | 11:07

Amerikanët janë kapluar nga çmimet në rritje që nga shpërthimi i COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, spiralja inflacioniste, së bashku me zinxhirët e bllokuar të furnizimit në muajt e fundit, i ka çuar kostot e në një nivel të ri.

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Punës i SHBA më 13 tetor, Indeksi i çmimeve të konsumit në SHBA (CPI) u rrit 5.4 për qind në shtator nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 0.4 për qind nga muaji i kaluar.

Megjithatë, rritja e çmimeve nuk është faktori i vetëm në lojë që përforcon shqetësimet e konsumatorëve.

Mungesat e mallrave po ndikojnë gjithashtu seriozisht në jetën e përditshme të njerëzve.

Si reagim, shitësit e mëdhenj në Shtetet e Bashkuara tani po marrin me qira anije për të transferuar mallra në porte më të vogla në mënyrë që të shmangin bllokimet në portet e mëdha.

Por, mungesa e punonjësve të portit, shoferëve të kamionëve dhe punëtorëve hekurudhor e kanë bërë të pamundur dërgimin e mallrave në kohë.

Shumë shitës me pakicë dhe prodhues kanë paralajmëruar tashmë për mungesat e mallrave dhe çmimet në dyqane për festat e ardhshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026