Situatë e rëndë nga COVID-19, rusët zgjedhin të shkojnë me pushime
Për shkak të situatës së rëndë të shkaktuar nga COVID-19, në Rusi janë mbyllur dyqanet, shkollat dhe restorantet dhe vetëm supermarketeve e farmacive u lejohet të punojnë.
Në 24 orët e fundit Rusia ka raportuar 1,159 vdekje nga COVID-19. Përqindja e popullsisë së Rusisë të vaksinuar plotësisht mbetet e ulët – me 32.8% dhe shumë rusë janë skeptikë për vaksinën Sputnik V.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mbështeti planin e kabinetit të tij për të shpallur javën e mospunës në Rusi, si masë për frenimin e përhapjes së COVID-19.
Ai tha se rajonet e Rusisë me situatë më të rëndë mund ta nisin këtë javë nga 23 tetori dhe shtoi se ajo mund të zgjatet, varësisht nga situata, ndërsa ky plan pritet të implementohet për pjesën tjetër të vendit nga data 30 tetor.
Por përballë këtij bllokimi të pjesshëm nga 30 tetori deri më 9 nëntor, shumë qytetarë kanë vendosur të shkojnë me pushime.
Hotelet turistike në Egjipt – një destinacion popullor për rusët – raportohet të jenë plotësisht të rezervuara.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta