‘Maradona, ëndrra e bekuar’, në Argjentinë seriali që zbulon jetën e legjendës së futbollit
Një serial televiziv argjentinas po zbulon shumë sekrete mbi jetën e legjendës së futbollit Diego Maradona, i cili një vit më parë u nda nga jeta. Një rikthim i lavdisë, ku tregohet jo vetëm jeta e tij profesionale, rruga që ndoqi për t’u bërë një nga futbollistët më të mirë në botë, por edhe rrëfime mbi jetën e tij të trazuar personale.
Seriali quhet “Maradona, ëndrra e bekuar” dhe është me dhjetë episode.
Seriali nis me Maradonën në moshën 40-vjeçare, në mbipeshë ku thuhet se po lufton me shëndetin e tij.
Katër aktorë luajnë Maradonën në faza të ndryshme të jetës së tij.
Nicolas Goldschmidt luan Maradona kur ishte i ri dhe ndihet i emocionuar.
“A do t’i kishte pëlqyer Maradonës? Unë me të vërtetë shpresoj me gjithë zemër që ai do ta kishte pëlqyer. Një mik i tij më tha, ‘ne humbëm mundësinë që Diego të të urrejë dhe të të dojë’. Por me të vërtetë është një aventurë e bukur”, thotë aktori Nicolas Goldschmidt.
“Mendoj se ka shumë gjëra që nuk dihen dhe do të zbulohen sepse kanë të bëjnë me momente intime, private që do të shfaqen në këtë version”, thotë Guillermo Coppola, i cili luan rolin e menaxherit të legjendës.
Me vdekjen e Juan Domingo Peron, diktaturën ushtarake të vendit si dhe përzierjen e politikës dhe futbollit, seriali rrëfen edhe realitetin e Argjentinës në atë kohë. Seriali ishte në xhirime e sipër kur Maradona vdiq në nëntor 2020.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi