Përdorimi i energjisë bërthamore, kreu i ANEA-s: Është energji e pastër, nuk ka asnjë rrezik

28 Tetor 2021 | 19:40

A është energjia bërthamore energji e pastër? Kjo është pyetja me të cilën përballet BE këtë vit. Me Francën dhe Poloninë që po lobojnë për një të ardhme bërthamore, por me të tjerët si Gjermania, Belgjika, Luksemburgu dhe Austria që po bëjnë të kundërtën, Evropa rrezikon përplasjen.

Për Rafael Mariano Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, energjia në fjalë është e gjelbër dhe duhet përcaktuar si e tillë.

“Evropës i duhet energjia atomike. Ne po e shohim këtë dhe njerëzit po e pranojnë se janë shkenca dhe zgjedhjet e duhura ato që duhet të dominojnë kur duhet të vendosim se çfarë burimesh energjie duhet të përdorim dhe jo ideologjia. Ndaj nuk shoh përplasje”, tha Grossi.

Por sipas një raporti të ri të publikuar në Belgjikë, energjia bërthamore, në gjendjen aktuale, nuk përmbush parimet mjedisore, etike dhe shëndetësore.

Por realiteti është më kompleks, sidomos sa i takon jetëgjatësisë së mbetjeve radioaktive, që ka gjasa të ndikojë në disa gjenerata.

“Me gjithë respektin për raportin, ai përmban një sërë elementësh që meritojnë një analizë të veçantë. Për shembull, kur flasim për mbetjet bërthamore. Por këto mbetje janë trajtuar gjithmonë në mënyrën e duhur dhe me to nuk ka pasur kurrë asnjë aksident”, shton drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Një tjetër çështje në radarin e  Rafael Grossi-t është gatishmëria e Iranit për t’u kthyer në bisedimet e Vjenës brenda muajit. Por a ka kontaktuar ai me presidentin e ri Ebrahim Raisi?

Sinkron Rafael Mariano Grossi, drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike:

“Për fat të keq jo. Ende jo. Nuk kemi pasur shansin të nisim dialogun e nevojshëm politik, pasi krahas aspekteve teknike që lidhen me inspektimet është edhe çështja e besimit”, thotë ai.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike shpreson se Irani do t’i lejojë inspektimet në një të ardhme të afërt.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026