Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

4 Qershor 2026 | 11:10

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë.

Lideri i opozitës tha se punonjësve të administratës në Jug të vendit iu ka shkuar një mesazh për të marrë pjesë nesër në takim me kryeministrin.

Fjala e plotë e kreut të PD:

“Denoncoj me forcën më të madhe vendimin e kreut të Meduzës, kreut të organizatës kriminale për të organizuar nesër në Vlorë anti-mitungun e turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se antimitingjet tuaja nuk do të tolerohen, do të marrin atë përgjigje që do të mjeroheni me të. A ka akt më të turpshëm të marrësh nënpunësit dhe të dalësh në anti-miting ndaj protestës qytetare. A ka akt më përçarës? Hiqni dorë, anulojeni. Keni dërguar mesazh te të gjithë punonjësit e të gjithë Jugut, njësoj si Ramiz Alia që donte të shpallte Republikën e Vlorës me vullnetarët e Enverit. Tani janë vullnetarët e Edit.

Dënoj edhe dhunën ndaj qytetarëve në protestë. Është fashiste, staliniste praktika e anti-mitingjeve. Kam publikuar mesazhet që keni nisur në administratë”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar me lëvizjet në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si edhe në Akademinë e...
11:28 | 01/07/2026

GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Ajo akuzohej nga SPAK...
10:54 | 01/07/2026

Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’

Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, një grup protestuesish janë mbledhur mëngjesin e sotëm përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Në...
10:41 | 01/07/2026