Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

25 Korrik 2026 | 20:42

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të shtune.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Më pas, turma u zhvendos drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë protestës u mbajtën fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm ndërsa aktivisti Edison Lika njoftoi nga podiumi se qytetarët do të rikthehen sërish të hënën para Parlamentit.

“Në fillim seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27, të hënën. Ne u themi siç ia bëmë që në mëngjes, ne përsëri aty do të jemi”, deklaroi Lika.

Ai ftoi në podium edhe një protestues të ardhur nga Britania e Madhe, i cili sipas organizatorëve ishte dhunuar gjatë protestës së së enjtes para Parlamentit.

“Ka ardhur nga Britania e Madhe, ia dogjën trupin krejt në protestën e kaluar, por flamurin e mbajti në krah. Ja kështu e sulmojmë ne Parlamentin, me flamur”, tha Lika.

Një emigrant i ardhur posaçërisht për protestën foli para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ai deklaroi se protestuesit nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë rezistencën.

“Besa nuk është për ty o mashtrues. Na ke mashtruar, me delirin tënd dhe me kod moral zero, na ke fyer, na ke quajtur sorra, terroristë, të pashpresë dhe tani vjen e na kërkon besën. Ndaj nesh që jemi 56 ditë në shesh, paqësisht dhe që kërkojmë largimin tënd pa kushte”, u shpreh ai.

Protestuesi akuzoi gjithashtu klasën politike për korrupsion dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit si, sipas tij, “e vetmja rrugëzgjidhje për popullin”.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje vijon të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë aktuale, ndërsa protestuesit shprehen se do të vijojnë tubimet edhe në ditët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
21:01 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me...
19:51 | 25/07/2026