Rekord vdekjesh në Serbi nga COVID, fëmijët konsiderohen grup në rrezik

29 Tetor 2021 | 16:56

Serbia ka regjistruar një rekord vdekjesh nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit pasi kanë humbur jetën 65 persona.

Ky është numri i dytë më i lartë i vdekjeve në një ditë pasi më 4 dhjetor 2020, vdiqën 69 persona.

Autoritetet shëndetësore të vendit të rajonit kanë kryer mbi 22 mijë testime gjatë ditës së fundit ku janë zbuluar rreth 6200 persona të infektuar.

Aktualisht në Serbi janë 277 pacientë në respiratorë ndërsa në spitale gjenden 6 788 persona.

Deri tani nga pandemia në Serbi kanë humbur jetën 9 826 persona.

Kohët e fundit është vërejtur rritje e infektimeve tek fëmijët dhe tashmë ata konsideron një grup në risk.

Autoritetet po marrin në konsideratë që në një kohë të shkurtër të nisin vaksinimit dhe për fëmijët nën 12 vjeç.

Mes pacientëve në gjendje të rëndë janë të paktën 5 fëmijë, tre në gjendje kritike dhe dy janë në ventilator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026