‘Dëgjoni të qarat e Tokës’, mblidhet në Glasgow samiti për ndryshimet klimatike
Samiti i shumëpritur i ndryshimeve klimatike COP26 ka nisur në qytetin skocez të Glasgow. Delegatë nga rreth 200 vende marrin pjesë për të bërë me dije se cilat janë masat që do të ndërmerren për të ulur emetimet deri në vitin 2030 dhe sesi do të ndihmohet planeti ynë.
‘Veproni tani’ është thirrja e mijëra aktivistëve nga e gjithë bota që janë mbledhur në Glasgow në përpjekje për të ushtruar presion mbi liderët botëror.
Në samit do të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Biden, ai frances Macron e jo vetëm. Kthimi i Shteteve të Bashkuara, ekonomisë më të madhe në botë, në bisedimet e OKB-së për klimën do të jetë një ndihmë për konferencën, pas një mungese katërvjeçare nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump.
Me ngrohjen e klimës për shkak të emetimeve të karburanteve fosile të shkaktuara nga njerëzit, shkencëtarët paralajmërojnë se nevojitet veprim urgjent për të shmangur një katastrofë klimatike. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha se samiti do të jetë “momenti i së vërtetës në botë”.
Në meshën e së dielës nga Vatikani edhe Papa Francesku u bëri thirrje liderëve që marrin pjesë në samit dhe të dëgjojnë të qarat e Tokës dhe të të varfërve. Ati i Shenjtë gjatë lutjes së tij tha se shpreson që takimi do të jepte “përgjigje efikase dhe do të ofronte shpresë konkrete për brezat e ardhshëm”.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi