Të paktën 3 të vdekur pas shembjes së një ndërtesë 21-katëshe në Nigeri
Një ndërtesë 21-katëshe në ndërtim e sipër në një zonë të pasur të Nigerisë u shemb.
Sipas dëshmitarëve, ngjarja e të hënës la pas 3 viktima dhe dhjetëra të zhdukur.
Oficeri i policisë në Lagos, Hakeem Odumosu konfirmoi vdekjet, por shtoi se tre të mbijetuar ishin nxjerrë nga rrënojat në Ikoyi po atë mbrëmje.
Zyrtarët që mbërritën në vendngjarje u përballën me turma njerëzish që shfrynin zemërimin e tyre prej operacioneve të shpëtimit që filluan disa orë pas shembjes.
Punëtorët thanë se ndërtesa e lartë e apartamenteve ishte në ndërtim e sipër për rreth dy vjet dhe nuk dihej se çfarë e kishte shkaktuar shembjen.
Megjithatë, incidente të tilla janë relativisht të zakonshme në Lagos, sepse zbatimi i rregulloreve të kodit të ndërtimit është i dobët.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet