Mjekët në SHBA thirrje për vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç: Është i sigurt
Në SHBA është rekomanduar vaksinimi me ‘Pfizer’ edhe për fëmijët e grupmoshës nga 5 në 11 vjeç. Pediatri Matthew Harris i Qendrës Mjekësore të Fëmijëve në Nju Jork, u bëri thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.
“Ne e dimë se ka pasur 6 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara nga zero deri në 18 vjeç që janë diagnostikuar me COVID, një milion në muajin shtator dhe 1.9 milionë prej tyre kanë qenë midis moshës 5 dhe 11 vjeç . 8400 prej tyre janë shtruar në spital. Ka nevojë urgjente për vaksinim. Të dhënat që dolën nga ‘Pfizer’ janë mbresëlënëse. Unë jam prind i binjakëve vetëm 7 vjeç dhe e kuptoj që kjo është një zgjedhje e vështirë për t’u bërë nga prindërit. Por kjo është mënyra më e lehtë për t’i mbajtur fëmijët e mi të sigurt”, thotë pediatri.
“Nuk është koha për të qenë të vetëkënaqur”, shprehet Cara Doble, nëna e dy fëmijëve 9 dhe 6 vjeç, e cila është e emocionuar që vaksina së shpejti do të vihet në dispozicion të fëmijëve të saj.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së të premten autorizoi ‘Pfizer Inc’ për moshën 5 deri në 11 vjeç. Këshilltarët në panelin e FDA-së thanë se një dozë më e ulët mund të ndihmojë në zbutjen e disa prej efekteve anësore, siç është miokardi, që është lidhur me vaksinat ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’, veçanërisht te djemtë e rinj. Edhe mjeku pediatër nënvizon se ky efekt anësor është eliminuar.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet