Vrasja e dy motrave, policët dënohen për ‘selfie’ në skenën e krimit

2 Nëntor 2021 | 16:18

Dy oficerë policie në Londër kanë pranuar faktin se kanë bërë selfie në një skenë krimi të dyfishtë dhe më pas i kanë shpërndarë ato në WhatsApp.

Dyshja ishte përgjegjëse për të ruajtur zonën e krimit ku dy motra u gjetën të goditura me thikë për vdekje.

Ata kaluan kordonin e sigurisë dhe bënë fotografi të pahijshme të trupave, shprehet prokuroria.

Deniz Jaffer, 47 vjeç dhe Jamie Lewis, 33 vjeç, u shpallën fajtor për sjellje të keqe në krye të detyrës dhe pritet që së shpejti të jepet dënimi për ta.

Nëna e dy motrave, Bibaa Henry, 46 vjeçe dhe Nicoe Smallman, 27 vjeçe, e ka përshkruar veprimin e policëve si të “neveritshëm”.

Ngjarja e rëndë ndodhi qershorin e kaluar në parkun Wembley dhe si përgjegjës një 19-vjeçar është dënuar javën e kaluar me burgim të përjetshëm për “vrasje brutale”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026