Taksat e vitit 2022, preket tatimi mbi pagat, akciza e gazit dhe TVSH-ja në bujqësi

2 Nëntor 2021 | 16:49

Viti i ardhshëm do të vijë me një sërë ndryshimesh në paketën fiskale. Pagat, qumështi pluhur dhe gazi, nga janari do të taksohen me norma të reja.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Komisionit Ekonomisë 4 projektligje, ku fillimisht u ndal tek rishikimi i tatimit mbi pagat.

“Rritet paga dysheme e pa tatueshme, nga niveli 30 mijë lekë në nivelin 40 mijë lekë në muaj. Për këtë interval pagash tatimi që do të paguhet mbi të ardhurat nga paga është 0%. Nga kjo përfitojnë rreth 71 mijë e 500 qytetarë në masën totale prej 557 milionë lekësh në vit. Tatimi 23% parashikohet të fillohet të aplikohet mbi pagat mbi 200 mijë lekë në muaj  nga 150 mijë lekë në muaj që është aktualisht”, tha ministrja.

Në bujqësi propozohet të hiqet kompensimi 6% për fermerët, ndërsa Për të mbrojtur prodhimin vendas është menduar të vendoset një taksë importi për qumështin pluhur.

“Projektligji parashikon vendosjen e një takse 100 lekë për kilogram për importet e prodhimit të qumështit pluhur”, tha Delina Ibrahimaj.

Ndërkaq, qeveria shqiptare propozon unifikimin e akcizës për gazin e makinave dhe gazin që përdoret për qëllime të tjera, në nivelin 6 lekë për litër.

Aktualisht, niveli i akcizës për këtë nënprodukt është 8 lekë litri, nëse përdoret si lëndë djegëse për automjetet dhe 0 lekë litri, për sasinë që shfrytëzohet nga konsumatorët e tjerë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026