Tesla hap rrjetet e karikimit për makinat tjera elektrike
Për herë të parë Tesla po hapë rrjetet e saj të karikimit për makina të tjera elektrike.
Kompania ka më shumë se 25,000 lokacione “supercharger“, duke e bërë atë rrjetin më të madh të karikimit në botë.
Skema e saj pilot do të fillojë me 10 lokacione në Holandë si pjesë e nxitjes së kompanisë për të hedhur në qarkullim automjetet elektrike.
Prodhuesi i makinave, në pronësi të Elon Musk, shpreson që përfundimisht të zgjerojë skemën “në mbarë botën”.
“Kjo lëvizje mbështet drejtpërdrejt misionin tonë për të përshpejtuar tranzicionin e botës drejt energjisë së qëndrueshme.”, thone drejtuesit e Teslas.
Sisteme të tilla përdoren nga prodhuesit globalë, duke përfshirë BMë, prodhuesin e Mercedes–Benz Daimler, Ford dhe grupi Volkswagen.
Kompania shiti 241,391 makina Tesla në tremujorin e tretë të 2021, gjë që e ndihmoi atë të arrinte një vlerë tregu prej 733 miliardë paund këtë javë.
Ajo u bë firma e pestë e tillë që arriti këtë arritje. Vetëm Apple, Microsoft, Amazon dhe pronari i Google Alphabet e kishin arritur më parë atë vlerësim historik.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi