Akciza e naftës drejt rritjes, pritet aplikimi i një skeme të re

2 Nëntor 2021 | 22:25

Akciza e hidrokarbureve, e cila prej vitesh është fiksuar në 37 lekë për litër, do të aplikohet me skemë të re. Qeveria propozon që ajo të indeksohet në varësi të çmimit që do të ketë nafta apo benzina.

Projektligji për akcizat, shkruan: “Akciza e llogaritur në njësinë matëse…. indeksohet çdo dy vjet bazuar në normën e shpallur të inflacionit për dy vitet paraardhëse.”

Kjo do të thotë se një rritje në akcizën e karburanteve me 2-3% në vit, çka mund të reflektohet në rritjen e çmimit për konsumatorët.

Akciza 37 lekë për litër është një prej 7 taksave që aplikohen në blerjen e karburantit dhe sipas propozimit, me inflacionin vjetor që varion në 2-3%, kjo do të thotë se akciza do të rritet gradualisht me 2 lekë çdo vit.

Si argument për ndryshimin e skemës, qeveria përdor një rekomandim të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa të ardhurat që do të mblidhen çdo vit arrijnë në 500 mln lekë, ose 4 mln euro.

Propozimi vjen në një periudhë, kur çmimi i naftës është rritur, dhe aktualisht tregtohet në 185 lekë për litër.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026