Pagat nën 40 mijë lekë nuk do të taksohen
Të punësuarit me pagë nën 40 mijë lekë, do të përjashtohen nga taksat.
Janë rreth 72 mijë persona me këtë pagë, që paguajnë mesatarisht 650 lekë në muaj, sipas formulës, 13%, për shtesën mbi 30 mijë lekë.
Propozimi i qeverisë pritet të zbatohet pas datës 1 korrik 2022, ndërsa ndryshimi i kufirit të taksueshëm nuk prek vetëm këta punonjës.
Lehtësi do të kenë edhe pagat nga 40 deri në 50 mijë lekë dhe formula për llogaritjen e detyrimit tatimor është kjo: Deri në 30 mijë lekë taksa është zero, diferenca është ajo që do të tatohet.
Thënë më thjesht, dikush me një pagë 45 mijë lekë në muaj, do të paguaj tatim mbi të ardhurat (45 000-30 000) për 15 mijë lekë. Tatimi për këtë diferencë, pra, për 15 mijë lekë nuk do të jetë 13 për qind sa është aktualisht, por 6.5 për qind.
Pra, do të paguhet 975 lekë. Ndërkohë, sot ky punonjës paguan tatim 13 % ose 1950 lekë. Janë 58 mijë punonjës në këtë fashë, që do të përfitojnë mesatarisht 11 700 lekë në vit.
Për pagat nga 50 mijë lekë deri në 200 mijë lekë, do të merret 13 % e shumës mbi 30 000 lekë. Pra, tatimi për rrogën 60 000 lekë do të jetë 3900 lekë, po aq sa sot.
Sot taksohen 23% pagat mbi 150 000 lekë, por pas korrikut, qeveria kërkon ta rrisë pragun te paga mbi 200 000 lekë. 5900 punonjës që marrin këtë pagë, do të paguajnë 22 100 lekë plus 23 % të shumës, mbi 200 mijë lekë.
Me këto ndryshime, llogaritet që shteti të humbë 1.37 mld lekë në vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta