SHBA rihap kufijtë, lejohen të vaksinuarit plotësisht nga 30 shtete
Pas të paktën 20 muaj kufizim, SHBA rihap kufijtë për udhëtarët e huaj nga 30 shtete, por që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.
Ndalimi u vendos nga ish-presidenti Donald Trump për shkak të pandemisë dhe ka prekur shtetasit jo-amerikanë nga mbi 30 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtetet e BE-së.
Sipas rregullave të reja, udhëtarët e huaj do të duhet të dëshmojnë prova të vaksinimit përpara se të fluturojnë, të kenë një test negativ të COVID-19 të kryer brenda tre ditëve nga udhëtimi dhe të dorëzojnë informacionin e tyre të kontaktit. Ata nuk do të duhet të karantinohen.
Ata që udhëtojnë për qëllime “jo thelbësore” si vizita në familje ose miq do të duhet të paraqesin certifikatën e tyre të vaksinës COVID-19. Udhëtarët e pavaksinuar do të lejohen vetëm nëse udhëtojnë për qëllime “thelbësore”.
Administrata amerikane ka nënvizuar se do të pranohen të gjitha vaksinat e miratuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë të cilat janë:
- AstraZeneca
- Johnson&Johnson
- Moderna
- Pfizer/BioNTech
- Covaxin
- Sinopharm
- Sinovac
Pjesë e listës nuk është vaksina ruse Sputnik V.
Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19, kufijtë e SHBA-së fillimisht u mbyllën për udhëtarët nga Kina në fillim të vitit 2020.
Kufizimet më pas u shtrinë në vende të tjera. Kufijtë amerikanë hapen për të gjithë të vaksinuarit që vijnë edhe nga shtetet fqinje si Kanadaja apo Meksiko.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta