Rritja e çmimeve dhe pensionet, ISSH: Përballojmë indeksimin deri në masën 3%

10 Nëntor 2021 | 16:17

Gjatë vitit 2022 nuk parashikohet rritje e pensioneve, por vetëm indeksim me normën e inflacionit. Për drejtorin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore mund ta përballojë deri në masën 3%.

“Parashikimi është bërë për një indeks inflacioni i cili është plus-minus sa ka qene indeksi i vitit 2021, por në qoftë se do të ketë rritje të menjëhershme të inflacionit, sigurisht që brenda buxhetit të sigurimeve shoqërore ka akoma hapësira që të kapet një indeks diçka më i madh”, tha Hado.

Ai foli edhe për deficitin e skemës së pensioneve, që sipas tij është në masën 1.66% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Në 2021 presim që deficiti i skemës së detyrueshme të arrijë në nivelin e 2019, që është në nivelin e  1,66 për qind të GDP”, tha ai.

Për indeksimin e pensioneve dhe bonusin e fundvitit, ISSH garanton gjithsej 6.1 mld lekë, për 660 të moshuar në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026